Politike

Ambasadori Rohde: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen, por disa shtete të BE-së janë ende skeptike

Përsa i përket dyshimit se a po trajtohet në mënyrë të drejtë shteti i Kosovës lidhur me masat që ka vendosur BE ndaj saj, ai tha se sanksionet janë vendosur në dorën e njerëzve të gabuar.

19 Shtator 2025, 11:51 Nga E.d
Ambasadori Rohde: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen, por disa shtete
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar sanksionet që i janë vendosur Kosovës. I ftuar në emisonin "Rubikon” të Klan Kosovës, Rohde ka deklaruar se sanksionet shtërnguese janë vendosur për shkak të detyrimeve që ka shteti i Kosovës.

Thuhet se veprimet shqetësuese vendosin sanksione në Kosovë, për shkak të obligimeve. Sepse nëse jo, ndodhin shtrëngime në raporte, dhe kjo do të thotë se gjendja nuk është në rregull. Por kjo s’do të thotë se Gjermania nuk është partner i ngushtë me Kosovës, sepse jemi dhe do të jemi”, u shpreh për Klan Kosova Rohde.

Përsa i përket dyshimit se a po trajtohet në mënyrë të drejtë shteti i Kosovës lidhur me masat që ka vendosur BE ndaj saj, ai tha se sanksionet janë vendosur në dorën e njerëzve të gabuar.

“E dini, mund ta lexoni në çdo deklaratë, se bëjmë apel për ndjekje penale të Milan Radoiçiqit, por kjo nuk ka ndodhur, dhe ndoshta kjo është ndër arsyet pse nuk përparojnë bisedimet BE-Serbi. Ne duam që sundimi i ligjit të zbatohet. Masat, dua të them se Gjermania, pozita jonë është dhe mbetet që masat duhet të hiqen, sepse ato i kanë targetuar njerëzit e gabuar. [Pse nuk po hiqen?] Sepse janë disa vende në BE që janë skeptike, ato janë dashur të hiqen vitin e kaluar, dhe përsëri ka pasur disa masa kundër institucioneve”, tha Rohde.

ambasodori rohde kosova sanksione

Sondazh

Poll