Politike

Rama rendit problematikat në Ministrinë e Brendshme: Nga gjendja civile deri te kompanitë e sigurimit

Më tej Rama shtoi se Policia e Shtetit mbetet prapë pa infrastrukturën e duhur ndërsa performancë e llyrian Guard, lë shumë për të dëshiruar. 

19 Shtator 2025, 13:33 Nga I.A
Rama rendit problematikat në Ministrinë e Brendshme: Nga gjendja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka renditur disa nga problematikat në Ministrinë e Brendshme. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Koçiut si Ministre, Rama ka theksuar se gjendja civile apo kompanite private të sigurisë kanë problematika të shumta në sistem dhe drejtim. Më tej Rama shtoi se Policia e Shtetit mbetet prapë pa infrastrukturën e duhur ndërsa performancë e llyrian Guard, lë shumë për të dëshiruar. 

“Gjendja civile akoma sot ka problematika me sistemin. Se ato çetat e bajrakratëve vazhdojnë të jenë në realitetin shqiptar, por quhen kompani private sigurie. Për të mos harruar, nivelin e performancës së llyrian Guard, e cila u krijua për t’iu dhënë punonjësve të policisë, një trnazicion të butë drejt pensionit, me një pagë të denjë dhe u kthye në jetimore çokash. Duke humbur misionin për të cilin u krijua. Policia Shkencore, një tjetër strukturë që falë disa specialistëve të mirë aty, i ka mbijetuar kohës, derisa filluan investimet serioze në spitale. Por një polici shkencore e painvestuar si duhet. Apo shërbimi elitë, Garda e Republikës, administrimi i pasurive të sekuestruara, më në fund ka filluar të bëjë sens. Këtu është merita e ministrit dhe e drejtores. Policia e Shtetit mbetet prapë pa infrastrukturën e duhur, ndërkohë që kriminelët merrnin pallatet. Po pastrohet trupi i Shqipërisë nga disa tumore të tmerrshme,” tha Rama.

edi rama albana kociu

Sondazh

Poll