Politike

"Banesa e Xhelal Mziut u sulmua me tritol nga banditë shtetërorë"/ Berisha: Ky është akt terrorizmi që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve!

Berisha tha se ky sulm është kryer nga bandat shtetërore dhe se vjen si pasojë e qëndrimit antikushetues të Ramës ndaj opozitës.

19 Shtator 2025, 13:35 Nga E.d
"Banesa e Xhelal Mziut u sulmua me tritol nga banditë
Berisha dhe Mziu

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës së PD-së lidhur me sulmin me lëndë plasëse ndaj banesë së deputetit Xhelal Mziut. Berisha tha se ky sulm është kryer nga bandat shtetërore dhe se vjen si pasojë e qëndrimit të djeshëm antikushetues të Ramës ndaj opozitës.

Ai shtoi se faktin se kjo ngjarje ka sjellë pasoja të konsiderueshme dhe se Edi Rama do të mbajë përgjegjësi maskimale. Sipas tij ky është një akt për ti mbyllur gojën opozitës.     

"Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës. Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës. Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij.

Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.
Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth. Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale," tha Berisha.

sali berisha pd xhelal mziu

Sondazh

Poll