Politike

Pavarësia e institucioneve të drejtësisë/ Dumani: Të angazhuar në luftën kundër korrupsionit

Në një takim me institucionet e drejtësisë, titullari i SPAK ka theksuar se institucioni që drejton është i angazhuar në luftën kundër korrupsionit.  

19 Shtator 2025, 11:41 Nga I.A
Pavarësia e institucioneve të drejtësisë/ Dumani: Të
Altin Dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se institucionet e drejtësisë duhet që të veprojnë në mënyrë të pavarur siç ua garanton Kushtetuta. Në një takim me institucionet e drejtësisë, titullari i SPAK ka theksuar se institucioni që drejton është i angazhuar në luftën kundër korrupsionit.  

Kushtetuta garanton funksionimin e SPAK për të ushtruar kompetencat e saj në mënyrë të pavarur. Çdo vit, Prokuroria e Posaçme paraqet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë një raport të detajuar. Kontrolli gjyqësor mbi veprimet hetimore dhe vendimarrjet është një tjetër element me rëndësi,” tha Dumani.

Dumani vuri theksin dhe te bashkëpunimi institucional me ILD-në, që nga inspektimet tematike e deri te verifikimet e ankesave të ndryshme të qytetarëve apo subjekteve.

“Sistemi i administrimit të çështjeve tanimë është funksional dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të jetë 100% funksional. Për të përmbushur misionin, duhet të tregojmë rezultate, mature dhe integritet në zbatimin e ligjit”, tha ai.

altin dumani

Sondazh

Poll