19 Shtator 2025, 10:56
Nga I.A
Artur Metani
TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka deklaruar se sistemi gjyqësor në vendin tonë është nën trysni për të ushtruar detyrën në një formë të caktuar. Inspektori i Lartë i Drejtësisë në bashkëpunim me projektin Matra të qeverisë së Holandës ka organizuar ditën e sotme takimin e nivelit të lartë me institucione të drejtësisë holandeze.
Në këtë takim, Metani ka theksuar se sulmet dhe trysnia që i bëhet gjyqtarëve është antikushtetuese dhe fyrjet ndaj tyre janë të papranueshme.
"U bë kohë që sistemi gjyqësor është nën një trysni, për mua antikushtetuese, për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë të caktuar. Nga të gjithë. U bë kohë që fyerjet për magjistratët janë pjesë më e konsiderueshme e artikulimit kur vjen puna tek kritikat për pushtetin gjyqësor. Natyrisht, të papranueshme këto në çdo pikëpamje. Kjo i vë magjistratët në provë të vështirë. Por, testi i pavarësisë, i ndarjes se pushteteve dhe i shtetit te se drejtës, nuk është vetëm retorikë," tha Metani.
Kreu i ILD-së vuri theksin edhe tek besimi i publikut ndaj gjyqësorit, duke i këshilluar këta të fundit që të mos e harronin për asnjë moment këtë element.
"Ndryshe nga pushtetet apo institucionet e tjera, magjistratët dhe institucionet e pavarura të drejtësisë e kanë një lloj kufizimi, që vjen me detyrën për t’u treguar të përmbajtur, edhe kur sulmohen pa të drejtë. Mes zërave të fortë publikë, kjo i bën që të perceptohen si të dobët, por nuk është aspak ky rasti. Vetëpërmbajtja nuk duhet ngatërruar me dobësinë. Pavarësisht deklaratave të aktorëve të ndryshëm publikë, magjistratët nuk duhet të harrojnë se reagimet publike nuk janë pjesë e funksionit të tyre. Por, vetëpërmbajtja po! Vetëpërmbajtja nuk është dobësi e asnjë lloj natyre, por respekt për lirinë e shprehjes në demokraci, është largësi kushtetuese nga natyra politike e pushteteve të tjera. Deontologjia politike nuk duhet të diktojë sjelljen e magjistratëve. Në këtë rast, besoj se thelbi i shtetit ligjor dhe i vlerave evropiane është pikerisht mënyra sesi sillemi, edhe kur nuk biem dakord me vendimet e njëri-tjetrit," tha Metani.
artur metani edi rama
Politike
19 Shtator 2025, 10:42
I.A
Kuvendi
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar ashpër në lidhje me mungesën e debatit për ...
Politike
19 Shtator 2025, 10:34
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e pranoi të premten se Qeveria e tij në detyrë ka &ld...
Politike
19 Shtator 2025, 10:15
I.A
Ceremonia
TIRANË- Ceremonia e betimit të qeverisë së re është kryer ditën e sotme në Presidencë. Rama si ...
Politike
19 Shtator 2025, 09:59
I.A
Kabineti qeveritar
TIRANË- Ceremonia e betimit të qeverisë së re është kryer ditën e sotme në Presidencë. Rama...
Politike
19 Shtator 2025, 09:07
I.A
Xhelal Mziu
KAMËZ- Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë person, pasi i vendosën eksploziv në mur...
Politike
19 Shtator 2025, 08:12
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Investimet shqiptare jashtë vendit këtë vit po rriten për të pestin vit radhazi, madje me ritme m&eum...
Politike
18 Shtator 2025, 22:58
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Vitin e ardhshëm pritet që të mbahen zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike. Ndërkoh&eum...
Politike
18 Shtator 2025, 22:50
I.A
Kristian Kola
SHKODËR- Pamjet e vrasjes së Kristian Kolës disa ditë më parë në mes të Shkodrës janë publi...
Politike
18 Shtator 2025, 22:43
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se mes opozitës dhe mazhorancës nuk do të ketë...
Politike
18 Shtator 2025, 22:25
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka folur në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit t&...