Sport

VAR në Ballsh, penalltia anulohet me pamje në celular. Kapllanaj: Do bëjmë vetëgjyqësi

3 Shkurt 2020, 16:37 Nga DOSJA
VAR në Ballsh, penalltia anulohet me pamje në celular. Kapllanaj: Do

BALLSH- Ndeshja Bylis-Vllaznia i prodhoi të gjitha, drejtuesit ballshiotë janë ende të acaruar me vendimet e gjyqtarit për mos akordimin e një penalltie. Në përfundim të ndeshjes presidenti i Bylis Besnik Kapllanaj do të shprehej: Ka dy rrugë: Ose të braktisim kampionatin, ose të bëjmë vetëgjyqësi. Na e zgjidhni juve, çfarë të bëjmë? Do të na detyroni dhe neve të pëlcasim, të na pëlcasë cipa. Dhe ne jemi njerëz, kur bëhet rrugë, si çdo njeri, jemi njerëz me gjak. Padrejtësi javë pas jave.

Kanë qenë pamjet e shqyrtuara në celular ato që kanë sjellë edhe vendimin për të anuluar penaltinë absurde që ishte dhënë nga gjyqtari Orlando Kuka. U bë e ditur se kishte qenë administratori i Vllaznisë, Suad Lici, ai i cili kishte parë në tribunë pamjet me celular dhe kishte zbritur më pas në pistë duke ua treguar zyrtarëve të FSHF-së përgjegjës për sfidën. Lici kishte kërcënuar se do të tërhiqej nga gara nëse jepej një penallti e tillë.

Ai moment ka qenë ai që ka bërë diferencën dhe katërshja e gjyqtarëve në fushë, e cila kishte qenë dakord me akordimin penaltisë, e sinjalizuar me sa duket nga zyrtarët e FSHF-së, vendosi të kthente vendimin, duke aplikuar për herë të parë zyrtarisht VAR në kampionatin shqiptar. Ky është një vendim i paprecedent, por që tashmë mund të bëhet rrugë në futbollin tonë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport besnik kapllanaj bylisi var ne ballsh vllaznia besnik kapllanaj bylisi var ne ballsh vllaznia

Sondazh

Poll