Sport

Wanda Nara fiton vëmendje edhe në ditëlindjen e Neymar-it, fotoja me maskë bën namin në internet

3 Shkurt 2020, 16:21 Nga DOSJA
Wanda Nara fiton vëmendje edhe në ditëlindjen e Neymar-it, fotoja

Neymar i feston ditëlindjet para kohe. Më 5 shkurt ai ka ditëlindjen dhe mendoi ta bënte dje festën. Braziliani i ftoi të gjithë shokët e skuadrës dhe partneret e tyre.

Çifti më i famshëm i kësaj feste nuk diskutohet se është Mauro Icardi dhe Wanda Nara, mjeshtra për të fituar vëmendje.

Bukuroshja argjentinase ka udhëtuar mbrëmë drejt Parisit dhe ka postuar disa foto të festës në rrjetet sociale. 33-vjeçarja gjatë udhëtimit nga Roma në Paris ka mbajtur maskën anti-coronavirus, nga frika e madhe që është kudo nëpër Itali dhe jo vetëm.

Fotot e saj janë bërë virale në internet, sepse Wanda Nara është një perëndeshë e rrjeteve sociale dhe sidomos Instagramit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport festa neymar wanda nara festa neymar wanda nara

Sondazh

Poll