Bota

Konflikti mes Turqisë dhe Sirisë/ Vriten 30 ushtarë sirianë dhe 4 turq, Erdogan: Kush bën sulme të ndyra, do ta kuptojë g

3 Shkurt 2020, 12:35 Nga DOSJA
Konflikti mes Turqisë dhe Sirisë/ Vriten 30 ushtarë sirianë

SIRI– Mediat e huaja kanë deklaruar ditën e sotme se Turqia goditi ushtrinë siriane pasi pesë ushtar turq dhe një civil u vranë në Idlib.

Turqia thotë se është rikthyer kundër objektivave ushtarake siriane pasi të paktën pesë ushtarë të saj dhe një civil i ushtrisë turke u vranë nga forcat e qeverisë siriane në vendin e shkatërruar nga lufta e Idlib.

Ministria e Mbrojtjes në Turqi ka thënë ditën e sotme se shtatë trupat e saj u plagosën nga forcat e qeverisë siriane në përballjen e fundit me palën siriane.

Këto ngjarje ka të ngjarë të rrisin më tej tensionet mes Turqisë dhe qeverisë siriane, pasi përplasje të tilla direkte kanë qenë të rralla. Ato gjithashtu mund të shkaktojnë fërkime mes Moskës dhe Ankarasë, të cilat kanë kërkuar të koordinojnë veprimet e tyre në Siri.

Teksa ka folur para gazetarëve para se të nisej për në Ukrainë, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se përgjigjja e Ankarasë përfshinte avionë luftarakë kundër ushtarisë siriane.

Erdogan tha se nga kundërpërgjigjia me sulm, mbetën të vrarë 30 ushtarë sirianë.

“Ata që e provojnë vendosmërinë e Turqisë me sulme të tilla të ndyra, do ta kuptojnë gabimin e tyre. Situatë ku ne jemi të parandaluar për përgjigjet ndaj sulmeve siriane.”- tha ai, duke shtuar se Moskës iu tha se Ankaraja nuk do të qëndrojë në heshtje.

“Nuk është e mundur për ne të heshtim kur ushtarët tanë të dëshmohen”, tha Erdogan.

Burimi: Aljazeera  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota erdogan konflikti turqi -siri vriten 30 ushtare siriane erdogan konflikti turqi -siri vriten 30 ushtare siriane

Sondazh

Poll