Bota

Koronavirusi ‘prek’ edhe ekonominë e Kinës, 420 miliard dollarë të humbura

3 Shkurt 2020, 12:21 Nga DOSJA
Koronavirusi ‘prek’ edhe ekonominë e Kinës, 420 miliard

KINË– Aksionet kineze regjistruan ditën e tyre më të keqe ndër vite pasi investitorët më në fund morën një shans për të reaguar ndaj përhapjes së përkeqësimit të koronavirusit.

Shanghai Composite (SHCOMP) ra në 7,7% dhe Indeksi i Komponentëve Shenzhen ra rreth 8.5% në ditën e tyre të parë të tregtimit pas festës së tejzgjatur, të Vitit të Ri Lunar. Ata ishin mbyllur që nga 24 janari.

Humbjet e regjistruara të tregut kinez arrijnë në 420 miliardë dollarë. Një shifër mjaft e lartë e për herë të fundit që prej vitit 2015. Përrreth 2,600 stoqe kanë humbur më shumë se 10% dhe rënia prek edhe lëndët e para, duke filluar me hekurin, që ka shënuar 7% ulje. Rënie ka pasur gjithashtu nafta e papërpunuar, bakri dhe vaji i palmës.

Monedha vendase e Kinës gjithashtu ka rënë. Juan ra me 1.6% në tregtinë e Kinësm, ku tashmë  këmbimit i dollarit / juanit është rikthyer në nivelet më të larta nga Krishtlindjet në 7.012. Banka Qendrore në Kinë ka njoftuar një ulje të 10 pikave të normave të marrëveshjeve të riblerjes së kundërt: konkretisht niveli 7-ditor është ulur nga 2.50% në 2.40%, ai në 14 ditë nga 2.65% në 2.55%.

Banka Kombëtare e Kinës tha të shtunën se do të sigurojë para me norma më të ulëta interesi për bankat tregtare në mënyrë që ato banka të mund të ofrojnë kredi të lira për kompanitë që bëjnë maska klinike për mbrojtjen nga Koronavirusi, komplete për testimin e viruseve dhe lloje të tjera të furnizimeve mjekësore. Qeveria qendrore gjithashtu do të subvencionojë ato kredi speciale.

 

 

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 362 personave dhe ka prekur mbi 17 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 362 viktima nga koronavirusi 420 miliard dollarë të humbura aksionet kineze koronavirusi në kinë virusi ne kine 362 viktima nga koronavirusi 420 miliard dollarë të humbura aksionet kineze koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll