"Çdo nxënës të mësojë në kushte të barabarta"/ Rama: Shkolla 9-vjeçare në fshatin Gështenjas e rilindur
Edi Rama POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se viti i ri shkollor, i ka pritur fëmijët e shkollës 9-vjeçare &ldqu...
Në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve DIPLO2025, Balluku u shpreh se në 10 vjeçarin e fundit janë ndërtuar 1 mijë kilometra rrugë dhe 30 kilometra tunele.
TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka përmendur investimet që janë bërë një infrastrukturë në Shqipëri. Në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve DIPLO2025, Balluku u shpreh se në 10 vjeçarin e fundit janë ndërtuar 1 mijë kilometra rrugë dhe 30 kilometra tunele. Ndërkohë që në fund shtoi se tashmë vendi ynë po investon edhe në hekurudhë.
"Projektet e mëdha nuk do të kontribuojnë vetëm në politikën Shqiptare, por edhe në ndërlidhjen e Ballkanit Perëndimor. Duke patur parasysh pozicionin gjeografik mjaft të favorshëm të vendit tonë, e bëjnë Shqipërinë një pikë hyrëse të BE. Në 10 vjeçarin e fundit kemi ndërtuar 1 mijë kilometra rrugë, 30 kilometra tunele, për të lidhur veriun me jugun dhe për shkurtuar kohën maksimalisht. Në vendin e parë të këtij viti në pikën më të lartë të trafikut ka qenë tuneli i Murizit, që ka vizituar malet e Dibrës. Vizitorët e huaj dhe ata shqiptarë kanë mundësi që të vizitojnë veriun e vendit, në sajë të investimeve në infrastrukturë. Shqipëria po përgatitet për të patur portin më të madh të rajonit, që është Porto Romano. Shumë i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për dy vendet e tjera. Pasi do të lidhet me portin e thatë të Shkupit, dhe të Prishtinës. Shqipëria tashmë po investon edhe në hekurudhë. Hekurudha që lidh kryeqytetin, aeroportin, do të jetë dallëndyshja e parë të strategjive tona,"tha Balluku.
Më tej në fjalën e saj, Balluku theksioi se Shqipëria do të vijojë të prodhojë energji nga dielli dhe era.
"Korridori 8 është i shoqëruar edhe me autostradat e tij, që e lidhin Tiranën përmes Elabsanit, me Pogradecin. Korridori 8 nuk është vetëm korridor hekurudhuor, por energjetik i Shqipërisë. Shqipëria ka 6 fishuar prodhimin e energjisë së gjelbër, nga parqet fotovoltaike. Duke niosur nga 2019, ne kemi arritur në këto 6 vite, të ngremë 30 përqind të kapciteteve, përmes diellit, që Shqipërisë nuk i mungon. Ne po përgatitemi për parkun e erës, në zonën e Tropojës, e financuar nga një nga kompanitë më të mëdha evropiane. Kemi shumë për të promovuar," tha Balluku.
Edi Rama POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se viti i ri shkollor, i ka pritur fëmijët e shkollës 9-vjeçare &ldqu...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Bal...
Pamjet TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga shembjen në Kepin e Rodonit. Teksa ka postuar videon, Rama shkruan se t...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shprehur shqetësim për, siç tha, “deklarimet e...
Mark Crawford SHBA- Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crawford, aktualisht President i institutit ‘Rep...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shprehur shqetësim për, siç tha, “deklarimet e pamatura” të zyrtarëve të lar...
Takimi TIRANË- Ambasada amerikane ka njoftuar takimin e kryeministrit Edi Rama me admiralin amerikan Stuart Munsch ditën e sotme. Ambasada shkrua...
Pamjet TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga lirimi i hapësirave publike në Tiranë. Me anë të nj&eu...
PD TIRANË- Selia blu ka nisur lëvizjet e para pas datës së dekretimit për mbledhjen e legjislaturës së re të K...
Stuart B. Munsch dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Komandatin e Forcave Detare të SHBA...