Politike

“Të komandon drejtori i Burgjeve, ti s’ke fuqi”/ Maliqi- Gjonajt: A ka qenë agjent i SHIK-ut në 97 në Vlorë? (VD)

3 Shkurt 2020, 10:12 Nga DOSJA
“Të komandon drejtori i Burgjeve, ti s’ke fuqi”/ Maliqi-

TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi në seancën e sotme plenare, në interpelancë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se adminstrata e shtetit është kthyer e gjitha në KÇK. Maliqi u shpreh se emërimi i drejtorëve në burgje, është kthyer në pronë private.

Sot vdiq një i burgosur në Peqin, ka vajtur polici e ka gjetur pa ndjenja dhe e kanë cuar në spital të vdekur. Kjo për shkak se  jo vetëm burgjet, por tërë administrata është bërë  KÇK, nuk ka infermiere, nuk ka mjekë, 287 vetë që mungojnë që nga policia, shëndetësia, edukimi, janë kthyer burgjet në pronë private, ku komandohen, lirohen, transferohen, për shkak të emërimeve të oligarkëve. Peshku është qelbur nga koka, të këpusim kokën e peshkut është vota e lirë dhe zgjimi popullor. A ka ky drejtori të shkuar kriminale, ca lidhje ka ky me kryeministrin, e ke propozuar ti apo të dhanë urdhër. A ka qenë i liruar si agjent i SHIK-ut në 97 në Vlorë, a ka qenë në ndjekje penale te komisariati 3 për shkak të ngjarjes me Sokol Koçiun? Ty të komandon drejtori i Burgjeve, nuk e komandon ti, pse i ka shkarkuar tërë drejtorët e Lleshit, me nipin e vet, ish sekretari i përgjithshëm, bënte tenderat dhe e hoqi dhe e coi këshilltar pranë vetes kryeministri, se tenderat i firmoste ai”, u shpreh Maliqi.

Vijon…

(a.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj lefter maliqi etilda gjonaj lefter maliqi

Sondazh

Poll