Aktualitet

VIDEO/ Protesta para Bankers Petroleum, persona të dyshimtë filmojnë protestuesit

Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, 2 persona të dyshimtë po filmojnë kush ka marrë pjesë në protestë. 

5 Shtator 2025, 12:40 Nga I.A
VIDEO/ Protesta para Bankers Petroleum, persona të dyshimtë
pamje nga vendngjarja

FIER- Një protestë po zhvillohet ditën e sotme para para ambienteve të Bankers Petroleum. Punonjësit e naftës janë mbledhur, duke protestuar për shkak të pagave të ulta. 

Por ajo që bie në sy gjatë protestës janë dy persona të cilët po filmojnë protestuesit dhe përfaqësuesit e medias. Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, 2 persona të dyshimtë po filmojnë kush ka marrë pjesë në protestë. 

Dy personat qëndrojnë para dyerve të para të makinës dhe njëri prej tyre mban një celular duke filmuar, kjo gjë ka tërhequr mjaft vëmendjen, pasi protesta po ndiqet dhe nga mediat./Dosja.al

proteste ne fier bankers petroleum

Sondazh

Poll