Aktualitet

Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Vlorë/ Gjykata lë në burg shoferen italiane

Gjyqtari i çështjes Fjoralb Behari ka vendosur që e reja të qëndrojë në burg dhe ndaj saj ështëakuza për “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

5 Shtator 2025, 10:34 Nga E. D
Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Vlorë/ Gjykata lë në
foo ilustruese

VLORË- Gjykata e shkallës së parë Vlorë, ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest në burg” për shoferen italiane Angela Panzillo. Gjyqtari i çështjes Fjoralb Behari ka vendosur që e reja të qëndrojë në burg dhe ndaj saj ështëakuza për “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Pak ditë më parë 28-vjeçarja shkaktoi aksidentin në autostradën Vlorë- Fier, ku humbën jetën dy persona. Nga përplasja e fortë e automjeteve, në vendin e ngjarjes humbi jetën drejtuesi i kamionçinës 63-vjeçari Ferdinant Hasani. Ndërsa në spital humbi jetën në spital edhe pasagjeri, 47-vjeçari Artan Muho. 

gjykata e shkallës së parë vlorë

Sondazh

Poll