Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafik kokaine/ Del FOTOJA e Soni Pepës që u arrestua në kryeqytetin dominikan

Arrestimi u bë të mërkurën pasdite nëpërmjet zyrës së Interpolit në Santo Domingo, njoftoi Policia Kombëtare në një deklaratë.

5 Shtator 2025, 11:52 Nga E. D
I shpallur në kërkim për trafik kokaine/ Del FOTOJA e Soni
Soni Pepa

REPUBLIKA DOMENIKANE- Personi që shihni në foto është Soni Pepa, 40 vjeç, i cili u arrestua në kryeqytetin dominikan për përfshirjen e tij të dyshuar në një ngarkesë prej njëmbëdhjetë tonësh kokainë të transportuar në Evropë. Arrestimi u bë të mërkurën pasdite nëpërmjet zyrës së Interpolit në Santo Domingo, njoftoi Policia Kombëtare në një deklaratë.

Sipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional që vepronte në disa vende evropiane dhe të Amerikës së Jugut, i përqendruar në trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve.

Siç raportojnë mediat e huaja midis 7 dhe 8 nëntorit 2020, 600 kilogramë kokainë u sekuestruan në Roterdam të Holandës, dhe i ndaluari dyshohet se financoi blerjen e dhjetë kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet. Gjithashtu gjatë arrestimit u sekuestruan një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane, pesë telefona celularë të koduar dhe para të gatshme.

soni pepa

Sondazh

Poll