Aktualitet

VIDEO/ Punonjësit e naftës protestë para Bankers Petroleum: Nëse nuk rriten pagat do shkojmë në grevë

Protesta ka nisur për shkak të kushteve çnjerëzore që këta qytetarë përballen në punë si dhe pagat e ulta që kanë.

5 Shtator 2025, 12:31 Nga I.A
VIDEO/ Punonjësit e naftës protestë para Bankers Petroleum:
Protesta

FIER- Punonjësit e naftës kanë nisur një protestë ditën e sotme para ambienteve të Bankers Petroleum. Protesta ka nisur për shkak të kushteve çnjerëzore që këta qytetarë përballen në punë si dhe pagat e ulta që kanë. Me pankarta në duar, punonjësit kanë deklaruar se nëse nuk merren masat për rritjen e pagave protesta do të vazhdojë deri në grevë urie.   

"Duke intimiduar punëtorët të mos jenë sot këtu. Por ne nuk do të heshtim, do të jemi sot, do të jemi nesër dhetë gjitha ditët në vijim. Nuk do ta lëmë me kaq sepse pas studimeve do të nisim negociatat për të shkuar në grevë," thotë protestuesi në videon e siguruar nga Dosja.al.



Më tej, punonjësit kanë vazhduar duke deklaruar se pagesat që ata kanë janë diskriminuese. Ndërkohë që kanë theksuar dhe një diferencë të madhe pagash mes punonjësve të tokës dhe drejtuesve të tyre. 

"Nëse punonjësit nuk marrin atë që u takon, nuk marrin atë që derdhinn djersën këtu, ku pagat e tyre janë totalisht diskriminuese, diferenca e pagave është ekstreme. Arrin të dhjetra e qindra fish diferenca e pagave këtu. Kemi kërkuar rritjen e pagave, sidomos pagat e ulta. Duhet të ulet diferenca ekstreme, duhet që punonjësit të trajtohen njësoj, të cilët punojnë këtu 24 orë, me dy turne, me temperatura ekstreme dhe me shi, breshër e borë. Në erën mbytëse, me pluhurin dhe naftën dhe këta njerëz të intimidohen të kërcënohen që të heshtet zëri i tyre është padrejtësi," shtoi protestuesi.

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka njoftuar organizimin e dy tubimeve proteste më 5 dhe 6 Shtator, nga ora 12:00 deri në 13:00, përballë zyrave të kompanisë Bankers Petroleum në Marinëz. Protestat synojnë të vënë në dukje kërkesat e punonjësve, që lidhen me të drejtat e tyre në punë, rritjen e pagave, zbatimin e kontratës kolektive, përmirësimin e kushteve të punës si dhe njohjen e statusit të naftëtarit./Dosja.al

bankers petroleum

Sondazh

Poll