Aktualitet

Kultivuan 5093 bimë kanabisi në Malësi të Madhe/ Vihen në pranga dy persona, dy vëllezër shpallen në kërkim

Sipas policisë ata u kapën në flagrancë në një parcelë ku kishin kultivuar 5093 bimë narkotike.

5 Shtator 2025, 11:30 Nga E. D
Kultivuan 5093 bimë kanabisi në Malësi të Madhe/ Vihen
foo ilustruese

MALSI E MADHE- Dy persona janë arrestuar nga policia në Malësi të Madhe për kultivim kanabisi në kuadër të operacionit “Koordinata”. Sipas policisë ata u kapën në flagrancë në një parcelë ku kishin kultivuar 5093 bimë narkotike. Gjithashtu nën hetim u vu një 57-vjeçare ndërsa në kërkim u shpallën dy vëllezër, 22 dhe 25-vjeç.

Sipas policisë këta persona kanë kultivuar 5093 bimë kanabisi pranë banesave të tyre në Alijaj. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Kishin kultivuar 5093 bimë narkotike, në fshatin Alijaj, kapen në flagrancë në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Gjithashtu, u shpallën në kërkim dy shtetas (vëllezër), dhe u procedua një shtetase në gjendje të lirë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasit E. Sh., 47 vjeç, dhe K. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Alijaj.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja S. Sh., 57 vjeçe, dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Sh., 22 vjeç, dhe G. Sh., 25 vjeç (vëllezër), të afërm të gjithë me njëri-tjetrin.

Nga hetimet e kryera, në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 5093 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatin Alijaj, në afërsi të banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia

Sondazh

Poll