Aktualitet

Ekzekutimi mafioz i Kristian Kolës/ Dyshohet për vrasës me pagesë, 34-vjeçari u ndoq nga autorët dy netë më parë

Sipas informacioneve të deritanishme dy persona me një motor e kanë ruajtur Kolën përballë lokalit ku po qëndronte në zonën e Kinemasë për një kohë relativisht të gjatë. Gjithashtu policia ka dyshime se motori me të cilin lëvizën autorët e kanë ndjekur para dy netësh në zonën e Bardhajv. 

5 Shtator 2025, 10:48 Nga E. D
Ekzekutimi mafioz i Kristian Kolës/ Dyshohet për vrasës me
Kristian Kola

SHKODËR- Vijojnë të dalin detaje të reja nga ekzekutimi mafizo i Kristian Kolës në Shkodër. Dyshohet se 34-vjeçari është ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Sipas informacioneve të deritanishme dy persona me një motor e kanë ruajtur Kolën përballë lokalit ku po qëndronte në zonën e Kinemasë për një kohë relativisht të gjatë. Gjithashtu policia ka dyshime se motori me të cilin lëvizën autorët e kanë ndjekur para dy netësh në zonën e Bardhajve. 

Por autorët nuk kanë arritur që ta bllokojnë, ndërkohë është duke u verifikuar nëse është i njëjti motomjet në këtë ngjarje. Po ashtu raportohet se fillimisht viktima ka qenë edhe me dy persona të tjerë por në ato momente autorët kanë bërë një xhiro duke vëzhguar situatën dhe më pas janë rikthyer në pikën e tyre të vrojtimit duke mos qëlluar. Në momentin kur dy personat e tjerë janë larguar dhe Kristian Kola do të merrte makinën e tij për t’u larguar, autorët kanë përllogaritur lëvizjen dhe janë afruar duke e qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator.

Më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Njëri prej autorëve është ulur nga motori dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas është larguar bashkë me drejtuesin e motorit. Deri më tani policia nuk ka arritur ende në gjurmët e autorëve të cilët kanë kryer një ekzekutim të stilit mafioz, duke përdorur armë me silenciator. Sakaq, dëshmitarët kanë deklaruar se nuk kanë dëgjhuar të shtënat për shkak se pistoleta dyshohet se ka qenë me silenciator.

Por dëshimitarët kanë deklaruar se vetëm kanë parë Kolën të shtrirë në tokë. Para afro një viti e gjysmë viktima ka pasur një konflikt për motive të dobëta por atë konflikt e ka mbyllur dhe nuk qëndron si pistë hetimore për policinë. Ndërsa 34 vjeçari ka qenë dy herë për periudha të shkurta jashtë Shqipërisë por as atje nuk raportohet për përfshirjen e tij në ndonjë konflikt të mundshëm. Nga ana tjetër 34-vjeçari nuk ishte person me precedent penal, dhe pa konflikte. Kola së bashku me babain e tij kishin një kompani ndërtimi, dhe punonin së bashku.

kristian kola

Sondazh

Poll