VIDEO/ Punonjësit e naftës protestë para Bankers Petroleum: Nëse nuk rriten pagat do shkojmë në grevë
Protesta ka nisur për shkak të kushteve çnjerëzore që këta qytetarë përballen në punë si dhe pagat e ulta që kanë.

FIER- Punonjësit e naftës kanë nisur një protestë ditën e sotme para ambienteve të Bankers Petroleum. Protesta ka nisur për shkak të kushteve çnjerëzore që këta qytetarë përballen në punë si dhe pagat e ulta që kanë. Me pankarta në duar, punonjësit kanë deklaruar se nëse nuk merren masat për rritjen e pagave protesta do të vazhdojë deri në grevë urie.
"Duke intimiduar punëtorët të mos jenë sot këtu. Por ne nuk do të heshtim, do të jemi sot, do të jemi nesër dhetë gjitha ditët në vijim. Nuk do ta lëmë me kaq sepse pas studimeve do të nisim negociatat për të shkuar në grevë," thotë protestuesi në videon e siguruar nga Dosja.al.
Më tej, punonjësit kanë vazhduar duke deklaruar se pagesat që ata kanë janë diskriminuese. Ndërkohë që kanë theksuar dhe një diferencë të madhe pagash mes punonjësve të tokës dhe drejtuesve të tyre.
"Nëse punonjësit nuk marrin atë që u takon, nuk marrin atë që derdhinn djersën këtu, ku pagat e tyre janë totalisht diskriminuese, diferenca e pagave është ekstreme. Arrin të dhjetra e qindra fish diferenca e pagave këtu. Kemi kërkuar rritjen e pagave, sidomos pagat e ulta. Duhet të ulet diferenca ekstreme, duhet që punonjësit të trajtohen njësoj, të cilët punojnë këtu 24 orë, me dy turne, me temperatura ekstreme dhe me shi, breshër e borë. Në erën mbytëse, me pluhurin dhe naftën dhe këta njerëz të intimidohen të kërcënohen që të heshtet zëri i tyre është padrejtësi," shtoi protestuesi.
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka njoftuar organizimin e dy tubimeve proteste më 5 dhe 6 Shtator, nga ora 12:00 deri në 13:00, përballë zyrave të kompanisë Bankers Petroleum në Marinëz. Protestat synojnë të vënë në dukje kërkesat e punonjësve, që lidhen me të drejtat e tyre në punë, rritjen e pagave, zbatimin e kontratës kolektive, përmirësimin e kushteve të punës si dhe njohjen e statusit të naftëtarit./Dosja.al
Sondazh
BIRN: Mbërrin “reforma” e tretë e ujit
Edi Rama Në raportin e vitit 2014 mbi gjendjen e sektorit të ujësjellësve dhe kanalizimeve në vend, autoriteti mbikëqyrë...
PAMJE të rënda/ 60-vjeçari tërhoqi kalin me makinë, procedohet i moshuari
pamje nga vendngjarja ELBASAN- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Elbasan. Siç shishet edhe në pamje një 60-vje...
I shpallur në kërkim për trafik kokaine/ Del FOTOJA e Soni Pepës që u arrestua në kryeqytetin dominikan
Soni Pepa REPUBLIKA DOMENIKANE- Personi që shihni në foto është Soni Pepa, 40 vjeç, i cili u arrestua në kryeqytetin d...
Sulm me thikë në Gjermani/ 18-vjeçari nga Kosova plagos mësuesen, e plagosura në gjendje të rëndë
policia gjermane GJERMANI- Një sulm me thikë ka ndodhur në Gjermani. Mësohet se një nxënës ka sulmu...
Kultivuan 5093 bimë kanabisi në Malësi të Madhe/ Vihen në pranga dy persona, dy vëllezër shpallen në kërkim
foo ilustruese MALSI E MADHE- Dy persona janë arrestuar nga policia në Malësi të Madhe për kultivim kanabisi në kuad&eum...
Operacioni kundër kontrabandës së naftës në Greqi, arrestohet biznesmeni shqiptar dhe shoferi i tij (EMRAT+PAMJE)
Pamjet GREQI- Biznesmeni Bashkim Sulkaj, 66 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë dhe shoferi i tij Astrit Delilaj, 67 vjec, janë d...
Ekzekutimi mafioz i Kristian Kolës/ Dyshohet për vrasës me pagesë, 34-vjeçari u ndoq nga autorët dy netë më parë
Kristian Kola SHKODËR- Vijojnë të dalin detaje të reja nga ekzekutimi mafizo i Kristian Kolës në Shkodër. Dysh...
Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Vlorë/ Gjykata lë në burg shoferen italiane
foo ilustruese VLORË- Gjykata e shkallës së parë Vlorë, ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest n&e...
"Siguria do garantohet me efektivë"/ Viti i ri shkollor, publikohet plani i masave: Kontroll drejtuesve të mjeteve që transportojnë nxënësit
TIRANË- Policia ka publikuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në institucionet arsimore me nisjen e ...
DETAJE nga vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër/ Shoqërohen disa persona, dëshmitarët: Nuk kemi dëgjuar të shtëna
Kristian Kola SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasen e 34-vjeçarit Kristian Kola në Shkodër. Bëhe...
