Aktualitet

Vrau në banjo gruan 33-vjeçare, revoltohet aktorja ndaj bashkëshorit vrasës: Ti je fëlliqësirë, të shkoftë shpirti në

2 Shkurt 2020, 17:22 Nga DOSJA
Vrau në banjo gruan 33-vjeçare, revoltohet aktorja ndaj

TIRANË– Aktorja e njohur shqiptare Egla Cena ka reaguar ashpër pas krimit në familje që ndodhi në fshatin Xhafzotaj në Durrësi. 

Në profilin e saj në Facebook, Cena ka “shpërthyer” kundër bashkëshortit vrasës, duke mos i kursyer mbiemrat fyese ndaj tij. 

“Askush nuk ndihet më qelbësirë, inferior, agresiv, i padenjë, fëlliqësirë, i cënuar në nder, i tradhëtuar, i parespektuar, i pashërbyer dhe i urryer se një burrë që nuk është burrë! Të shkoftë shpirti në ferr për së gjalli! E të më ndjejë Zoti por nuk flas dot me qetësi për një kërmë të pa kallur që vret gruan si kaposh deti në banjo! Manjola 33 vjeç!,”-shkruan aktorja. 

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Xhafzotaj të Durrësit. Çifti Lulzim dhe Manjola Cuku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, përkatësisht të moshës, 2, 7 dhe 10 vjeç. 45 -vjeçari shkonte herë pas here në Greqi, ku punonte si emigrant. Familja njihet edhe me mbiemrin Lika. Ata janë me origjinë nga Dibra dhe prej vitesh jetonin në Durrës.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne durres egla cena lulzim cuku manjola cuku burri vret gruan ne durres egla cena lulzim cuku manjola cuku

Sondazh

Poll