Aktualitet

“Narkotrafikanti i dhuroi 30 mijë ha tokë në bregdet gjeneralit italian”/ “RAI3” s’ndalet: Akte pronësie të falsi

2 Shkurt 2020, 17:08 Nga DOSJA
“Narkotrafikanti i dhuroi 30 mijë ha tokë në bregdet

ITALI- Televizioni prestigjioz italian “RAI3” vazhdon të transmetojë kronika, ku në fokus është trafiku i drogës në Shqipëri. Ndërkohë, në kronikën e fundit të transmetuar, “RAI3” flitet për historinë e aktpronësisë në bregdetin e Vlorës, ku përfshihet edhe një gjeneral italian të Guardia Di Finanza dhe drejtues i INTERPOL.

Gjatë transmetimit të kësaj kronikë thuhet se një ish-gjenerali italian, pas daljes në pension, aktualisht drejtues i një shoqate kulturore italiane që operon në vendin tonë, i janë dhuruar mijëra metër katrorë tokë në bregdetin e Vlorës, si dhe shoqatës që ai drejton.

Kronika e transmetuar nga “RAI3”:

Ky dokument është një akt pronësie e dhuruar prej 30 mijë hektarë në një nga vendet më të bukura të bregdetit të Vlorës, një vend shumë i mrekullueshëm me turizëm gjithnjë e në rritje. Ai që përfiton nga kjo dhuratë është një fondacion i lindur për të mbështetur shkëmbimet kulturore mes Shqipërisë e Italisë me emrin vëllezërve Eftimiadhi (M Eftimiadhi e Marco M. Eftimiadhi), të cilët e kanë lënë Shqipërinë e sot janë shtetas italianë.

President i këtij Fondacioni është Gjenerali i Guardia Di Finanza që pak kohë më parë ka dalë në pension. Gjëja e çuditshme është se dhuruesi quhet Artur Shehu, një narkotrafikant i njohur i lidhur me mafian “Sacra Corona Unita”, i kërkuar për vrasje në Shqipëri dhe që aktualisht ndodhet në Florida në SHBA.

Kioskën abuzive në plazhin e Vlorës e kujton mjaft mirë Artur Shehu dhe Pëllumb Petritaj, i cili ka firmosur për Shehun aktpronësinë e dhuratës për plazhin e Vlorës e i arrestuar pas disa investigimesh mediatike për mashtrim me tokat pikërisht në këtë zonë në vitet 2018.

Emrin e Artur Shehut në Prokurorinë e Leces e kujtojnë mjaft mirë.

“Artur Shehu është një person i hetuar nga Prokuroria e Lecces në vitin 2012 me procedim dhe i lidhur me italianin ProdentinoAlbino, ish-i dënuar, një narkotrafik i njohur me të cilin kishte krijuar marrëdhënie për të riinvestuar para të Sacra Corona Unita në territorin shqiptar”, thotë prokurori i antimafias së Lecces.

Gazetari italian është vënë në kontakt telefonik dhe me Gjeneralin në pension të Guadia di Finanza që dikur ka qënë dhe Drejtor i Interpol e sot është president i Fondacionit që ka marrë si dhuratë nga narkotrafikanti Artur Shehu 30 mijë hektarë tokë në bregdetin e Vlorës.

BISEDA E GAZETARIT ME GJENERALIN

Gazetari: Janë dy emra të njohur…Si është e mundur që në dokumentin e aktdhurimit janë dy emra mjaft të njohur të botës së krimit?

Gjeneral Lisi: Kur u bë dhurimi nuk ishin. Noteri e vërteton, prona është e regjistruar. Asgjë e paligjshme nuk është bërë në ato terrene. E nëse ka gjëra jo të qarta ne jemi pala e dëmtuar.  

Familja e Artur Shehut figuron të jetë pronare e të gjithë gjirit të Vlorës. Aktepronësie të falsifikuara që po shfaqen në disa gjykata, një histori kjo që meriton qartësi.

TG3 publikoi pak ditë më parë një kronikë, ku flitej për rritjen e kanabisit në Shqipëri dhe për tregtimin e drogës. Vetë prokurori Cataldo u shpreh se mafia shqiptare sa vjen e fuqizohet, ndërkohë që vendi është në pritje të çeljes së negoicatave me BE-në. Kjo kronikë solli reagime në Shqipëri. Opozita u shpreh se kjo gjë tregonte se qeveria ka mashtruar në luftën ndaj kanabisit, ndërsa kjo e fundit kërkoi përgënjeshtrim nga autoritetet italiane.

(a.m/k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bregdeti i vlores gjenerali italian rai3 per drogen ne shqiperi bregdeti i vlores gjenerali italian rai3 per drogen ne shqiperi

Sondazh

Poll