Aktualitet

“Të shkoftë shpirti në ferr për së gjalli”/ Aktorja Egla Ceno revoltohet ndaj Lulzim Cukut: Kërrmë e pakallur, vret g

2 Shkurt 2020, 16:06 Nga DOSJA
“Të shkoftë shpirti në ferr për së gjalli”/

TIRANË- Krimi i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Xhafzotaj të Durrësit ka tronditur mbarë opinionin publik. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe edhe aktorja Egla Ceno, e cila shprehet se askush nuk ndihet më qelbësirë, inferior, agresiv, fëlliqësirë dhe i urryer se një burrë që nuk është burrë.

Përmes një postimi në Facebook, Egla Ceno i uron Lulzim Cukut të shkojë në ferr, pasi vrau bashkëshorten në prani të tre fëmijëve të mitur. Sipas saj 45-vjeçari është një kërmë e pa kallur që vret gruan si kaposh deti në banjo!

Askush nuk ndihet më qelbësirë, inferior, agresiv, i padenjë, fëlliqësirë, i cënuar në nder, i tradhëtuar, i parespektuar, i pashërbyer dhe i urryer se një burrë që nuk është burrë!  Të shkoftë shpirti në ferr për së gjalli!  E të më ndjejë Zoti por nuk flas dot me qetësi për një kërmë të pa kallur që vret gruan si kaposh deti në banjo!”,shkruan aktorja Egla Ceno.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Xhafzotaj të Durrësit, ku Lulzim Cuku vrau me thikë gruan.  Çifti Lulzim dhe Manjola Cuku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, përkatësisht të moshës, 2, 7 dhe 10 vjeç. 45 -vjeçari shkonte herë pas here në Greqi, ku punonte si emigrant. Familja njihet edhe me mbiemrin Lika. Ata janë me origjinë nga Dibra dhe prej vitesh jetonin në Durrës.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne durres egla ceno lulzim cuku manjola cuku burri vret gruan ne durres egla ceno lulzim cuku manjola cuku

Sondazh

Poll