Aktualitet

Vdekja e biznesmenit të kromit, shoferi që e vrau jep dy versione para Policisë, ia hedh fajin djalit 16-vjeçar: Pata frikë

2 Shkurt 2020, 16:30 Nga DOSJA
Vdekja e biznesmenit të kromit, shoferi që e vrau jep dy versione para

TIRANË- Dy ditë më parë biznesmeni i kromit Murat Duriçi humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik. 53-vjeçari u gjet i pajetë nga disa kalimtarë të rastit në një kanal, të cilët u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë por pa vlerë.

Personi i arrestuar për vdekjen e biznesmenit është Mentor Çeku, 45 vjeç, i cili ka dhënë dëshmi kontradiktore para efektivëve të Policisë në Komisariat.

Fillimisht Çeku ka deklaruar se ishte me shpejtësi dhe nuk e ka parë 53-vjeçarin duke kaluar në rrugë. Më pas tregon se ishte larguar menjëherë nga banesa nga frika se dikush nga familja e biznesmenit do të hakmerrej.

“Po udhëtoja pak me shpejtësi nga lagja ‘Gjeologu’ drejt Qytetit të Ri. Kam parë një person që u përplas në pasqyrën time dhe ra në kanal. Pata shumë frikë ta merrja dhe ta dërgoja në spital, pasi njerëzit e tij mund të hakmerreshin. Shkova në shtëpi, mora gruan dhe fëmijët dhe u largova drejt Zerqanit,”-tha i dyshuari kryesor.

Ndërsa në një moment tjetër është shprehur se makina po drejtohej nga djali i tij, i cili është vetëm 16 vjeç, ndoshta mbase i biri nuk do të marrë dënimin maksimal për shkak të moshës së mitur.

“Më erdhi keq për ngjarjen e ndodhur. Nuk ka asgjë të qëllimshme. Makinën, në momentin që u përplas Murat Duriçi, po e drejtonte djali im. Nuk më kujtohet nëse Duriçi ishte në rrugë apo trotuar. Por më vonë vure re se pasqyra ishte dëmtuar pas përplasjes me Duriçin”, ka dëshmuar Mentor Çeku.

Murat Duriçi ishte një biznesmen i njohur në zonën e Bulqizës. Ai është marrë me biznesin ekromit dhe sipas të dhënave në QKR, zotëron kompaninë me emrin “KELI-M-13”, në zonën D në Bulqizë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mentor ceku murat durici vdes biznesmeni murat durici mentor ceku murat durici vdes biznesmeni murat durici

Sondazh

Poll