Sport

Fiorentina bie mes polemikave, Ronaldo kalon edhe një legjendë si Gerd Muller!

2 Shkurt 2020, 13:56 Nga DOSJA
Fiorentina bie mes polemikave, Ronaldo kalon edhe një legjendë si Gerd

Pas gabimit në Napoli, Juventus rikthehet për të fituar. Në ndeshjen për javën e 22-të të Serie A, skuadra e Sarrit mposhti Fiorentina 3-0 dhe i bën presion Interit. Por më i gëzuari prej kësaj fitoreje duket të jetë Cristiano Ronaldo, i cili nuk resht së thyeri rekorde, edhe pse në moshë 35 vjeçare.

Ylli portugez tundi rrjetën dy herë gjatë takimit, ndërsa në të dy rastet goli erdhi nga pika e bardhë e 11 metërshit, fillimisht në minutën e 40 të ndeshjes e më pas në të 80-n. Në këtë mënyrë Ronaldo ka arritur që të shkojë në 50 gola të shënuar me fanellën bardhezi, në 70 ndeshje të luajtura me “Zonjën e Vjetër”.

Ndërsa për këtë vit kalendarik, nuk ka dalë asnjëherë pa gol nga fusha e lojës dhe arrin në 10 gola në 6 ndeshje në vitin 2020, që nga mënyra si ka nisur duket të jetë viti i tij. Por si për të mos mjaftuar me kaq, portugezi ka vendosur edhe dy rekorde të tjera në përballjen e sotme.

Kështu sulmuesi portugez bëhet lojtari që ka tundur më tepër herë rrjetën kundërshtare në kampionatin italian që nga koha kur i është bashkuar Juventusit, me plot 40 të tilla., më shumë se çdo lojtar tjetër në Serie A.

Renditja e golashënuesëve më të mire në histori:

1..Pelé 767
2.. Romário 734
3..Cristiano Ronaldo 722
4..Gerd Mueller 720
5..Puskas 706
6..Messi 705

e.ç.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport christiano ronaldo gerd mueller leonel messi christiano ronaldo gerd mueller leonel messi

Sondazh

Poll