Aktualitet

VIDEO/ Sherri masiv në lokalin në Korçë, ja momenti kur tre persona u plagosën me thika

Në pamje shihet momenti sherri agravon edhe më shumë. Konflikti ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit ku ndodheshin edhe klientë të tjerë, të cilët janë larguar të tmerruar.

3 Shtator 2025, 14:53 Nga E. D
VIDEO/ Sherri masiv në lokalin në Korçë, ja momenti kur
pamje nga sherri

KORÇË- Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të ndodhur pak ditë më parë, në një lokal në hyrje të parkut në qytetin e Korçës, ku tre persona mbetën të plagosur. Në pamje shihet momenti sherri agravon edhe më shumë. Konflikti ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit ku ndodheshin edhe klientë të tjerë, të cilët janë larguar të tmerruar.

Gjithashtu mendohet se shkaku i përplasjes kanë qenë motive banale, ndërsa një pjesë e të përfshirëve kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Lidhur me ngjarjen u arrestuan nëntë persona, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e të tjerëve që mund të kenë marrë pjesë në sherrin masiv.

Lidhur me këtë ngjarje u arrestuan

-Dritan Pino
-Petrika Ropi
-Ilir Shukulli
-Rafail Kocaqi
-Salvi Asllan
-Mihal Zhidro
-Serxhio Mema
-Gersi Dervishi
-Sotiraq Shkurti
-Kristi Lamçe

 

 

sherri ne korce

Sondazh

Poll