Aktualitet

EMRI/ Akuzohet për kultivimin e 2 mijë bimëve kanabis, arrestohet 38-vjeçari në Malësinë e Madhe

Bëher me dije se 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

3 Shtator 2025, 10:44 Nga E. D
EMRI/ Akuzohet për kultivimin e 2 mijë bimëve kanabis, arrestohet
Policia

MALSI E MADHE- Një 38-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe për kultivim të lëndëve narkotike. Bëher me dije se 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2000 bimëve narkotike, në fshatin Mukset, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:

V. M., 38 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi V. M. dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në muajin gusht 2021, ka kultivuar 2000 bimë narkotike në territorin e fshatit Mukset, njësia administrative Shkrel.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

vasel mecaj

Sondazh

Poll