Aktualitet

Denoncimi i gazetarit Vezaj: Vetëm dy kandidatë për kreun e BKH-së kaluan testin e së vërtetës, por vijuan garën të gjithë

Në një lidhje direkte në A2 CNN, Vezaj ka theksuar se nga 7 kandidatë gjithsej, 5 kanë dështuar në testin e së vërtetës.

3 Shtator 2025, 09:03 Nga I.A
Denoncimi i gazetarit Vezaj: Vetëm dy kandidatë për kreun e
Flamur Vezaj

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka deklaruar se vetëm 2 kandidatë për kreun Byrosë Kombëtare të Hetimit e kanë kaluar testin e poligrafit. Në një lidhje direkte në A2 CNN, Vezaj ka theksuar se nga 7 kandidatë gjithsej, 5 kanë dështuar në testin e së vërtetës. Por pavaërisht kësaj, Vezaj shtoi se të gjithë kandidatën e kanë kaluar këtë fazë.

“Vetëm 2 nga 7 kandidatët për kreun e BKH e kanë kaluar testin e së vërtetës. Është mbledhur sërish komisioni i verifikimit dhe kanë vendosur që, edhe pse nuk e kanë kaluar këtë test, t’i kalojnë këta kandidatë në procedurën e mëtejshme, atë të verifikimit të pasurisë. Burimet më thonë që edhe zoti Kërluku, edhe zoti Nano, nuk e kanë kaluar testin. Pavarësisht se nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, komisioni nuk i ka skualifikuar”, tha Vezaj.

flamur vezaj

Sondazh

Poll