Aktualitet

FOTO/ Dy aksidente të njëpasnjëshme në autostradën Lushnjë–Fier, plagoset një person

Konkretisht njëri nga aksidentet ka ndodhur në kahun drejt Fierit, ku u përfshinë tre automjete, një “Volkswagen Caddy” dhe dy automjete tip “Benz” duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gjithashtu nga përplasja e mjeteve u plagos një person, i cili u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

3 Shtator 2025, 10:02 Nga E. D
FOTO/ Dy aksidente të njëpasnjëshme në autostradën
pamje nga aksidentet

LUSHNJE- Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur paraditen e sotme në segmentin e njohur si “Pushimi i Shoferit” në autostradën Lushnjë–Fier. Si pasojë e përplasjeve janë shkaktuar dëme materiale dhe një person ka mbetur i plagosur.

Konkretisht njëri nga aksidentet ka ndodhur në kahun drejt Fierit, ku u përfshinë tre automjete, një “Volkswagen Caddy” dhe dy automjete tip “Benz” duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gjithashtu nga përplasja e mjeteve u plagos një person, i cili u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Po ashtu bëhet me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë edhe aksidenti i dytë ka ndodhur në të njëjtën zonë. Një automjet tip “Skoda” përfundoi në barrierën e hekurt pranë kryqëzimit. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk pësoi lëndime, ndërsa automjeti u dëmtua. Sakaq, policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e të dy aksidenteve.

aksident ne lusnje

Sondazh

Poll