Aktualitet

Ndërtoi shtëpi në zonë të mbrojtur/ Arrestohet qytetari në Tropojë, nis hetimi për policin dhe zyrtarin

Gjithashtu, AMP ka referuar në prokurori materialet proceduriale për punonjësin e policisë Meritan Mulaj, dhe punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, G. H., për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, pasi dyshohet se kanë qenë në dijeni të ndërtimit të paligjshëm dhe nuk kanë marrë masa.

3 Shtator 2025, 11:49 Nga E. D
Ndërtoi shtëpi në zonë të mbrojtur/ Arrestohet qytetari
ndertimi i paligjshem

TROPOJË- AMP ka vënë në pranga një person për ndërtimin e një objekti 2-katësh me mur guri në vendin e quajtur ‘’Quka  e Ibrahim Osës’’, Bjeshkët  e Pojanit. Gjithashtu, AMP ka referuar në prokurori materialet proceduriale për punonjësin e policisë Meritan Mulaj, dhe punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, G. H., për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, pasi dyshohet se kanë qenë në dijeni të ndërtimit të paligjshëm dhe nuk kanë marrë masa.

Njoftimi i AMP: 

AMP arreston në flagrancë një shtetas, referon materialet për një punonjës policie dhe një punonjës së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës - Dibër) ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për punonjësin e policisë M. M., me detyrë N/Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” si edhe për punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shtetasin G. H.
 
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. B., banues në qytetin e Durrësit i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm” në Zonat e Mbrojtura.
 
Referimi i materialeve për punonjësit është kryer pasi me veprime dhe mosveprime kanë lejuar ndërtimin e një objekti dy katësh me mur guri në vendin e quajtur ‘’Quka  e Ibrahim Osës’’, Bjeshkët  e Pojanit, të Njësisë Administrative Tropojë, pa lejen e organeve përkatëse dhë në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura.

amp

Sondazh

Poll