Aktualitet

I akuzuar për trafik droge/ Arrestohet 25-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI)

Murataj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias, Itali, me vendimin e datës 31 janar 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

3 Shtator 2025, 11:20 Nga E. D
I akuzuar për trafik droge/ Arrestohet 25-vjeçari në
pamje nga arrestimi

DURRË- Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Konkretisht në pranga ka rënë Rando Murataj, i cili u kap me qëllim ekstradimin në Itali. Murataj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias, Itali, me vendimin e datës 31 janar 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi: 

Durrës/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Night in”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 25-vjeçar i akuzuar nga autoritetet italiane, për trafikim të narkotikëve.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Night in”.

Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi R. M., 25 vjeç, banues në Shijak. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias, Itali, me vendimin e datës 31.01.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

rando murataj

Sondazh

Poll