Aktualitet

Aksident në Fier, përplasen dy automjete, përfundon në spital 31-vjeçarja

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar një 31-vjeçaree e cila aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

3 Shtator 2025, 10:26 Nga E. D
Aksident në Fier, përplasen dy automjete, përfundon në
pamje nga aksidenti

FIER- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Fier në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar një 31-vjeçaree e cila aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim i Policisë:

Informacion paraprak/Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 28 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen Q. B., 31 vjeçe. Si pasojë, është dëmtuar 31-vjeçarja, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

policia e fierit

Sondazh

Poll