Sport

Juventus “hap thesin”, gati të transferojë mbrojtësin e Liverpool

2 Shkurt 2020, 12:59 Nga DOSJA
Juventus “hap thesin”, gati të transferojë mbrojtësin

ITALI- Juventusi është duke përgatitur një ofertë  për mbrojtësin e Liverpool, Virgil van Dijk. Bardhezinjtë dëshirojnë t’a bëjnë futbollistin holandez mbrojtësin më të shtrenjte për herë të dytë duke shpenzuar 150 milionë £ (178.5 milionë euro) për blerjen e tij.

Pasi befasoi me transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi (në vitin 2018), Zonja e Vjetër tani e ka identifikuar Van Dijk si shënjestrën e radhës të madhe. SunSport raporton se 28-vjeçari mund të kërkojë një sfidë të re nëse e fiton kampionatin këtë sezon, duke ia bashkëngjitur kështu trofeve të Ligës së Kampionëve, Kupës së Botës për Klube dhe Superkupës së UEFA-s.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport itali juventus itali juventus

Sondazh

Poll