Sport

Kombëtarja e Futsallës një histori suksesi, kuqezinjtë e mbyllin në vendin e parë në turin eleminator

2 Shkurt 2020, 12:55 Nga DOSJA
Kombëtarja e Futsallës një histori suksesi, kuqezinjtë e

TIRANË- Kombëtarja shqiptare e futsallës është rikthyer rivalizuese në turin e parë eleminator tē Kampionatit Europian. Kuqezinjtë kishin në grupin e tyre emra si: Andorra, San Marino dhe Bullgaria.

Skuadra e drejtuar nga Erind Resuli ka siguruar vendin e parë dhe kualifikimin automatik në turin tjetër në grupin paraeliminator, pa pasur nevojë për play-off. Në ndeshjen e parë kuqezinjtë e futsallës fituan 4-1 përballë San Marinos, në ndeshjen e dytë kuqezinjtë u mundën 1-0 përballë Andorrës, ndërsa kur duhej fitorja ekipi kuqezi e arriti ndaj vendasve të Bullgarisë duke marrë një rezultat me shifrat 4-1.

Kështu, Shqipëria kalon në turin eliminator, ndërsa emrat e kundërshtarëve atje do t’i mësojë vetëm në shortin që do të hidhet në muajin maj.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport erind resuli kombëtarja shqiptare e futsallës erind resuli kombëtarja shqiptare e futsallës

Sondazh

Poll