Politike

"Evropa është si një pacient me 27 mjekë"/ Rama: Bashkimi i shteteve duhet të jetë më i fortë

Nga fjala e tij në edicionin e 20 në forumin e Bled, Rama ka theksuar se shtetet anëtare të saj, janë 27 mjek, që duhet të jenë më të bashkuar dhe harmonizuar. 

1 Shtator 2025, 13:38 Nga I.A
"Evropa është si një pacient me 27 mjekë"/ Rama:
Edi Rama

SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar Evropën me një pacient që ndodhet në spital. Nga fjala e tij në edicionin e 20 në forumin e Bled, Rama ka theksuar se shtetet anëtare të saj, janë 27 mjek, që duhet të jenë më të bashkuar dhe harmonizuar. 

"Shpresojmë që të tjerët të bien dakord me Martën, Evropa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë e bën më të ndërlikuar që trajtojnë problemet që mund të jetë çdo organ, ata duhet të jenë më të lumtur, është një vend shumë i mirë për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Evropë lidhen me faktin që bashkimi duhet të jetë më i fortë, këta patologët duhet të specializohen paksa për të pasur një bashkim, ndryshe do të kemi një rënie të pashmangshme," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll