Politike

Rama në forumin e Bled: Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike

Duke marrë pjesë në edicionin e 20 të forumit të Bled në Slloveni, kryeministri shqiptar ka theksuar se politika e jashtme e Shqipërisë është e harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian. 

1 Shtator 2025, 13:32 Nga I.A
Rama në forumin e Bled: Europa është makineria më e
Edi Rama

SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Evropa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike e administratës. Duke marrë pjesë në edicionin e 20 të forumit të Bled në Slloveni, kryeministri shqiptar ka theksuar se politika e jashtme e Shqipërisë është e harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian. 

"Në Europë nuk jemi mësuar që të kemi një shtet sipërmarrës, pra ne kërkojmë më shumë para nga buxheti, më shumë shpenzime, më shumë borxh, pastaj më shumë para e shpenzime e kështu me radhë. Pra edhe ato duhet të bëhen bashkë me sipërmarrësit dhe të bëjnë para për ta, për interesin e tyre dhe institucionet nga ana e tjetër për interesin publik. Ata që janë brenda BE duhet të përpiqen të jenë më të lumtur sepse është një vend i mirë për të gjithë ata që janë aty. Por këta patologët duhet të specialozohen paksa, njëri duhet të jetë onkologu, njëri patologu e kështu me radhë për t’u kujdesur për të gjithë shqetësimet. Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike e administratës që mund të jetë një gjë e mirë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll