Politike

"PD do bëjë gjithçka për desorosizimin e Shqipërisë"/ Berisha: I bëj thirrje FBI-së të hetojë udhëtimet me çarter të Edi Ramës dhe Aleksandër Sorosit

Duke folur në konferencë me gazetarët, Berisha tha se Për Edi Ramën është thënë se në 140 fluturimet e tij, ai ka transportuar valixhe diplomatike më shumë se të gjithë qeveritë evropiane në dy vite.

1 Shtator 2025, 13:23 Nga E. D
"PD do bëjë gjithçka për desorosizimin e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Byrosë Federale të Hetimit që të hetojë udhëtimet private të Ramës dhe djalit të financierit George Soros, për të zbuluar, sipas tij, dimensionin e plotë të veprimtarisë kriminale që fshihet pas tyre. Duke folur në konferencë me gazetarët, Berisha tha se Për Edi Ramën është thënë se në 140 fluturimet e tij, ai ka transportuar valixhe diplomatike më shumë se të gjithë qeveritë evropiane në dy vite.

"Vetëm pak vite më parë, Delina Fico do merrte nga fondacioni apo instituti East-Ëest, 10 milionë euro të taksapaguesve amerikanë. Edi Rama nuk flet asnjë fjalë. Edi Rama hesht si fija e barit. Edi Rama hesht si hija e varrit. Në qoftë se në rastin McGonigal, deklaroi se ishte krenar me miqësinë me armikun e egër të lirisë dhe vlerave të kombit amerikan, njeriu që si hienë kalonte nga një zyrë në tjetër duke shpifur se presidenti Trump është aset i zbulimeve ruse, ky ishte një mik i shquar për Edi Ramën dhe pavarësisht se Edi Rama i dha atij 225 mijë dollarë me këshilltarin e vet Agron Neza dhe ia dërgoi me Dorian Duçkën, Altin Troplini nuk ka asnjë qëndrim, asnjë hetim për bashkëkriminelin me McGonigalin, Edi Ramën.

Përsëri Edi Rama nuk ndjehet, por ka një moment tjetër që unë prapë do ta shtroj këtu. Vizitori më i shpeshtë i huaj në Shqipëri gjatë këtyre viteve ka qenë Aleksandër Soros. Vizitat e tij çdo dy-tre javë tek vëllezërit e tij Rama-Veliaj me avionë të veçantë kanë lënë dyshime të shumta. Për Edi Ramën është thënë se në 140 fluturimet e tij, ai ka transportuar valixhe diplomatike më shumë se të gjithë qeveritë evropiane në dy vite. Është thënë se në valixhet diplomatike të Edi Ramës janë transportuar para dhe drogë.

Çfarë është transportuar çdo dy javë me çarterin e Aleks Sorosit? Unë i bëj thirrje FBI-së të hetojë me hollësi të gjitha udhëtimet e çarterit të Edi Ramës dhe të gjitha udhëtimet e çarterit të Aleks Soros për të kuptuar të gjithë dimensionin e veprimtarisë kriminale të këtyre delinkuentëve ndërkombëtarë, Garantoj Edi Ramën se PD do bëjë gjithçka për desorosizimin e këtij vendi, për të nxjerrë Shqipërinë nga narkoshtet, republikë e Xhorxh Sorosit, në një republikë të ligjit, qytetarëve të saj," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll