Politike

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Berisha: Intelektual i shquar i kombit, lutem që shpirti të gjej paqen e merituar

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka theksuar se Shqipëria sot humbi një intelektual të shquar të kombit.

1 Shtator 2025, 11:31 Nga I.A
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Berisha: Intelektual i shquar i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnosti. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka theksuar se Shqipëria sot humbi një intelektual të shquar të kombit. Ndërkohë që në fund shpreson se lutet që shpirti të gjej paqen e merituar. 

Postimi i Plotë:

Homazh për DHIMITËR ANAGNOSTIN Të dashur miq, familja e nderuar Anagnosti, miqtë e saj, bota e artit, filmit, kulturës janë në zi e dhimbje. Për Dhimitër Anagnostin, kollos i regjisë, filmit, skenarit, intelektual i shquar i kombit, ish-ministër i aftë dhe dinjitoz, atdhetar, prind, bashkëshort e qytetar shembullor, dielli perëndoi përgjithmonë. Por Dhimitër Anagnosti do jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur. Duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen time më të thellë për kontributin, veprën e tij të pavdekshme, bashkëpunimin që kemi pasur, shpreh gjithashtu familjes së tij të nderuar, Rozës, fëmijve, miqve, të afërmve ngushëllimet më të ndjera të miat dhe të PD, dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Dhimitrit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar

sali berisha dhimitër anagnosti

Sondazh

Poll