Politike

"Kartelet po përleshen se kush do të marrë Ministrin e Brendshëm"/ Berisha: Troplinët me Agasin janë për Vlora Hysenin, Elbasani nuk heq dorë nga Taulanti

Sipas Kryedemokratiti pavarësisht nga përpjekjet e dështuara të Ramës, opozita do ti japë transparencën shqiptarëve.

1 Shtator 2025, 13:39 Nga E. D
"Kartelet po përleshen se kush do të marrë Ministrin e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh se Edi Rama i tmerruar nga krimet që ka kryer, nga farsa elektorale është i aftë të marrë çdo vendim. Sipas Kryedemokratiti pavarësisht nga përpjekjet e dështuara të Ramës, opozita do ti japë transparencën shqiptarëve. Berisha theksoi gjithashtu se kartelet po përleshen se kush do të marrë Ministrin e Brendshëm. 

"Komenti im është ky. Edi Rama i tmerruar nga krimet që ka kryer, nga farsa elektorale, nga damoskja tani me vetëkuptim, si anëtar i organizatës kriminale Sorosiane, është i aftë të marrë çdo vendim në verbëri. Por ju garantoj ju, se opozita do të qëndrojë fuqishëm me dritën e transparencës. Pavarësisht nga përpjekjet e tij të dështuara, opozita do ti japë transparencën shqiptarëve.

Tani unë thashë se do më pyesje ti mua, se çfarë po zien në kartelet e drogës për emërimin e ministrave të Edi Ramës. Por kjo është kryesorja. Priten përleshje të mëdha midis tyre, kush të marrë Ministrin e Brendshëm. Troplinët me Agasin janë për Vlora Hysenin. E keni marrë vesh besoj. Të tjerë janë për atë Dyrmishin. Ata e lanë Arkend Ballën dhe duan Vlorën tani. Këta të Elbasanit nuk heqin dorë nga Taulanti. Tani, betejat po zhvillohen midis klaneve, karteleve të drogës. Mendoj se këto i interesojnë popullit më shumë. Prandaj dhe është detyrë që të ua themi," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll