Politike

Rama në forumin e Bled në Slloveni: Synojmë anëtarësimin e Bashkimin Evropian

Rama theksoi se besnikëria e Shqipërisë kundrejt Bashkimit Evropian nuk duhet të vihet në pikëpyetje.  

1 Shtator 2025, 13:23 Nga I.A
Rama në forumin e Bled në Slloveni: Synojmë
Edi Rama

SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e 20 në forumin e Bled në Sllovani. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Rama theksoi se besnikëria e Shqipërisë kundrejt Bashkimit Evropian nuk duhet të vihet në pikëpyetje.  

“Kur vjen fjala për ne dhe për mua, që përfaqësoj vendin tim, është paska ndryshe sepse nëse kryeministri slloven, do të thoshte çfarë mendonte për Brukselin, atëherë nëse e thotë ka shumë për të humbur, ne nuk kemi. Duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër, përtej asaj se çfarë themi dhe shpreheni, besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Si europianë duam të jemi të lirë dhe të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë, por kur vjen puna që të ndjekim Europën, ne jemi ndjekës vërtetë besnikë, politika jonë e jashtme është 10% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE. As nuk jemi lëkundur dhe as nuk e kemi vënë ndonjëherë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi disi të verbër dhe kur themi që jemi me ty, jemi me ty deri në fund”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll