Politike

KLP deklaron mbarimin e mandatit të drejtoreshës së BKH-së, i hapet rruga zgjedhjes së kreut të ri

Mbledhja u mbajt ditën e sotme në orën 11:00 pas kërkesës së Hajnajt, e cila i ishte drejtuar KLP dy javë më parë për përfundimin e mandatit si shefe e BKH.

1 Shtator 2025, 11:08 Nga I.A

KLP deklaron mbarimin e mandatit të drejtoreshës së BKH-së,

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka deklaruar sot përfundimin e mandatit të drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Mbledhja u mbajt ditën e sotme në orën 11:00 pas kërkesës së Hajnajt, e cila i ishte drejtuar KLP dy javë më parë për përfundimin e mandatit në krye të BKH-së. Gjashtë prej anëtarëve të KLP-së votuan pro, ndërsa katër votuan kundër.

KLP deklaron mbarimin e mandatit të drejtoreshës së BKH-së,
Njoftimi per mbledhjen

Mandati i drejtuesit të BKH-së është pesë vjet dhe përzgjedhja e kreut të tij do të bëhet nga SPAK. Në komision janë kryeprokurori Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra. Konkretisht në garë kanë mbetur Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Shumica pre tyre janë zyrtarë policie dhe hetues aktualë në SPAK. Nga 13 kandidatë që dorëzuan dokumentacionin dhe ju nënshtruan fazës së parë të kontrollit të dokumentacionit, 6 prej tyre u s’kualifikuan. Ata që nuk e kaluan fazën e parë të komisionit ishin: Astrit Halilaj, Haki Cako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinci, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni./Dosja.al

klp aida hajnaj bkh

Sondazh

Poll