Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Spiropali mesazh ngushëllimi: U prehsh në paqe Mjeshtër

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Spiropali shkruan se Dhimitër Anagnosti, artisti, kineasti, skenaristi dhe regjisori i klasit të parë, u largua sot nga bota jonë, duke lënë pas dhjetëra filma të tij, në të dy kohët, në të cilët pasqyroi në mënyrë të epërme botën shqiptare. 

1 Shtator 2025, 11:31 Nga E. D
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Spiropali mesazh ngushëllimi: U
Dhimitër Anagnosti

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka reaguar për ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnosti. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Spiropali shkruan se Dhimitër Anagnosti, artisti, kineasti, skenaristi dhe regjisori i klasit të parë, u largua sot nga bota jonë, duke lënë pas dhjetëra filma të tij, në të dy kohët, në të cilët pasqyroi në mënyrë të epërme botën shqiptare. 

Postimi i Spiropalit:

Dhimitër Anagnosti, artisti, kineasti, skenaristi dhe regjisori i klasit të parë, u largua sot nga bota jonë, duke lënë pas dhjetëra filma të tij, në të dy kohët, në të cilët pasqyroi në mënyrë të epërme botën shqiptare. Me personazhet emblematikë që krijoi, Anagnosti do të mbetet përgjithmonë në panteonin e artit kombëtar dhe do të jetojë në kujtesën tonë si një ndër më të mëdhenjtë e kinemasë shqiptare. Kuvendi i Shqipërisë nderon sot me respekt të thellë deputetin që shërbeu me përkushtim gjatë dy legjislaturave,1991–1992 dhe 1992–1996, si dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve 1992–1994. U prehsh në paqe Mjeshtër!

elisa spiropali  dhimitër anagnosti

Sondazh

Poll