Aktualitet

Policia në vendngjarje, dalin pamjet nga lokali ku u plagosën dy persona në Korçë (FOTO)

Nga sherri janë plagosur dy persona të cilët ndodhen në spital. Siç shihet edhe nga pamjet policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

31 Gusht 2025, 22:32 Nga N.F
Policia në vendngjarje, dalin pamjet nga lokali ku u plagosën dy
Pamjet nga vendi i ngjarjes

KORÇË- Ky është lokali ku është regjistruar mbrëmjen e sotme sherri mes dy grupeve të të rinjve në Korçë. Nga sherri janë plagosur dy persona të cilët ndodhen në spital. Siç shihet edhe nga pamjet policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Në sherrin mes dy grupeve mësohet se janë përdorur edhe thika. Një prej të plagosurve ka marrë plagë në bark. Policia mësohet se ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen. Për detaje të reja dhe arsyet e këtij sherri pritet një njoftim nga policia.

sherri ne korce plagosja ne korce

Sondazh

Poll