Aktualitet

Sherr mes dy grupesh në një lokal në Korçë, plagosen dy persona, njëri prej tyre ka marrë lëndime në bark

Përplasja mes dy grupeve mësohet se ka nisur për motive banale. Në sherr janë përfshirë disa persona.

31 Gusht 2025, 22:18 Nga N.F
Sherr mes dy grupesh në një lokal në Korçë, plagosen
Foto

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar në Korçë mbrëmjen e sotme. Fillimisht u raportua për një të plagosur por bilanci është rritur në dy të plagosur. Njëri prej të plagosurve mësohet se ka marrë plagë në bark.

Përplasja mes dy grupeve mësohet se ka nisur për motive banale. Në sherr janë përfshirë disa persona. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore. Ndërkohë bëhet me dije se janë shoqëruar edhe tre persona në polici. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

sherr ne korce plagosje ne korce

Sondazh

Poll