Aktualitet

“Për 1 mijë euro nuk ta prishim tendën”/ Lihet në burg inspektori i IMT Klajdi Zhilla

Bëhet me dije se brenda seancës gjyqësore Klajdi Zhilla dhe avokati i tij Andi Skënderi kanë mohuar akuzat.

1 Shtator 2025, 11:24 Nga E. D
“Për 1 mijë euro nuk ta prishim tendën”/ Lihet
Klajdi Zhilla

TIRANË- GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së, Klajdi Zhilla. Bëhet me dije se brenda seancës gjyqësore Klajdi Zhilla dhe avokati i tij Andi Skënderi kanë mohuar akuzat.

Zhilla thotë se nuk ka qenë në dijeni të pazareve që janë bërë për subjektin në fjalë dhe thekson se atë ditë ai ka qenë me shërbim në një tjetër subjekt i cili ishte planifikuar për prishje. Madje thotë se të nesërmen ai ka shkuar në një lokal me porosi të kolegut të tij Geraldo Fuçia për të marrë një porosi. Sipas avokatit edhe transkriptet dhe fabula e organit të akuzës është ndërtuar gabim.

Klajdi Zhilla akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim. Zhilla dyshohet se i ka kërkuar rryshfet 1 mijë euro një biznesmeni në zonën e Kombinatit, me qëllim moskryerjen e veprimeve ligjore për tendën e lokalit që kishte zbatuar hapësirën publike. Zhilla u vetëdorëzua disa ditë pas operacionit të policisë dhe SPAK ndërsa të shtunën në burg u la dhe inspektori Gerald Fuçia.

klajdi zhilla

Sondazh

Poll