Aktualitet

Mevlan Shanaj për vdekjen e Dhimitër Anagnostit: Lamtumirë "diktatori i së bukurës"

Me anë të një postimi në Facebook, Shanaj e ka quajtur Anagnostin si majën e arritjeve artistike të ekranit shqiptar.

1 Shtator 2025, 09:03 Nga I.A
Mevlan Shanaj për vdekjen e Dhimitër Anagnostit: Lamtumirë
Mevlan Shanaj

TIRANË- Regjisori Mevlan Shanaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Dhimitër Anagnostit. Me anë të një postimi në Facebook, Shanaj e ka quajtur Anagnostin si majën e arritjeve artistike të ekranit shqiptar. Ndërkohë që ka theksuar se kinemaja pa Anagnostin është e varfër. 

Postimi i Plotë:

Lamtumirë "diktatori i së bukuŕës", maja e arritjeve artistike të ekranit shqiptar! Lamtumirë mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare!Nuk ka më Anagnost ekrani, nuk ka një të dytë si ai! Shqipëria sot ka pësuar një humbje të madhe, sa e varfër kinemaja pa ty Anagnost! Sa të pasur na e ke lënë dijen për jetën shqiptare! Ngushëllime Roza, Juna, Era!

mevlan shanaj dhimitër anagnosti

Sondazh

Poll