Aktualitet

Plagosja në Korçë, shoqërohen 3 persona nga policia

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali ndërsa shkak ka qenë një konflikt për motive të dobëta.

31 Gusht 2025, 22:31 Nga N.F
Plagosja në Korçë, shoqërohen 3 persona nga policia
Foto ilustruese

KORÇË- Tre persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë. Nga raportimet e deritanishme nga një sherr mes dy grupesh janë plagosur tre persona. 

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali ndërsa shkak ka qenë një konflikt për motive të dobëta. Policia ndodhet në vendin e ngjajres dhe po puno për zbardhjen e plotë të rrethanave që sollën edhe përdorimin e thikave mes të rinjve.

plagosja ne korçe

Sondazh

Poll