Aktualitet

"Sherr për motive të dobëta", reagon policia për plagosjen në Korçë: Dy persona në spital, janë jashtë rrezikut për jetën! Tre autorë të dyshuar janë shoqëruar (EMRAT)

Në njoftim bëhet me dije se janë plagosur 2 persona. Ata janë dëmtuar me thikë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

31 Gusht 2025, 22:45 Nga N.F
"Sherr për motive të dobëta", reagon policia për
Pamje nga vendi i ngjarjes

KORÇË- Policia ka dalë me një njoftim lidhur me sherrin e regjistruar mbrëmjen e sotme e cila agravoi në plagosje. Në njoftim bëhet me dije se janë plagosur 2 persona. Ata janë dëmtuar me thikë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjithashtu thekson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lagjen nr. 1 në ambientet e një lokali. Tre autorë të dyshuar janë shoqëruar nga policia. Ata janë identifikuar si Dritan Pine, Ilir Shuku dhe Gersi Dervishi. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

sherri ne korce plagosja ne korce

Sondazh

Poll