Aktualitet

Aksident në kryqëzimin e Ishull-Shëngjinit/ Përplasen dy makina, njëri mjet përfundon në parcelë, dy të plagosur

Si pasojë e përplasjes njëra nga makinat ka përfunduar duke dalë nga rruga dhe duke rënë në një parcelë.

31 Gusht 2025, 20:43 Nga N.F
Aksident në kryqëzimin e Ishull-Shëngjinit/ Përplasen dy
Foto

LEZHË- Aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete të cilat janë përplasur te kryqëzimi i Ishull-Shëngjinit. Si pasojë e përplasjes njëra nga makinat ka përfunduar duke dalë nga rruga dhe duke rënë në një parcelë.

Dy persona janë plagosur. Njëri prejt tyre është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë prerja e rrugës nga njëri mjet.

aksident ne ishull-shengjin

Sondazh

Poll