Aktualitet

Zyrtarë amerikanë pritet të jenë prezentë në seancat e Gjykatës Speciale në Hagë, identiteti i dëshmitarit të radhës mister

Në dokument theksohet dëshmitarit i jepet e drejta të refuzojë përgjigjet për arsye konfidencialiteti, ndërsa përfaqësues të qeverisë amerikane do të autorizohen të jenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë.

31 Gusht 2025, 18:22 Nga N.F
Zyrtarë amerikanë pritet të jenë prezentë në
Foto

HAGË- Përfaqësues të Qeverisë së SHBA-së pritet të marrin pjesë në seancat e Gjykatës Speciale në Hagë, ku mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do të nisë me paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të saj. Sipas një dokumenti të Speciales, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vendosjen e një sërë kushtesh për dëshminë e personit të identifikuar si 1DW-003.

Në dokument theksohet dëshmitarit i jepet e drejta të refuzojë përgjigjet për arsye konfidencialiteti, ndërsa përfaqësues të qeverisë amerikane do të autorizohen të jenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë. Një kërkesë formale për këto masa pritet të dorëzohet së shpejti. Më 18 gusht, mbrojtja e Thaçit ka marrë miratimin e autoriteteve amerikane për përdorimin e deklaratës dhe dëshmisë së dëshmitarit 1DW-003, figurë e mbetur anonime për publikun.

Njoftimi:

Më 18 gusht 2025, mbrojtja ka marrë miratimin nga Shtetet e Bashkuara për deklaratën dhe dëshminë e një dëshmitari shtesë: 1DW-003. Prandaj, mbrojtja ka bërë të ditur identitetin dhe informacionin e kërkuar sipas Rregullës 119(2) për këtë dëshmitar, si pjesë e Listës së Rishikuar të Dëshmitarëve në Aneksin 1.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vendosjen e një sërë kushtesh sipas Rregullës 107 për dëshminë e dëshmitarit 1DW-003, duke përfshirë: që fushëveprimi i ekzaminimit direkt të kufizohet vetëm në tema të përcaktuara; që fushëveprimi i kundër-ekzaminimit të kufizohet në fushëveprimin e ekzaminimit direkt, si dhe në çështje që lidhen me besueshmërinë e dëshmitarit; që dëshmitari të ketë të drejtë të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve për arsye konfidencialiteti; dhe që përfaqësues të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të jenë të autorizuar të jenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë. Një kërkesë formale për këto masa do të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

hage thaci

Sondazh

Poll