Aktualitet

Makina e përmbysur në parcelë, pamje nga aksidenti me tre të plagosur në Ishull-Shëngjin

Të plagosurit janë dërguar mënjëherë drejt spitalit në Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dyshohet se njëri mjet i ka prerë rrugën makinës tjetër.

31 Gusht 2025, 20:56 Nga N.F
Makina e përmbysur në parcelë, pamje nga aksidenti me tre të
Aksidenti

LEZHË- Një aksident ështe regjistruar mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Ishull-Shëngjinit në Lezhë. Siç shihet edhe nga fotoja një mjet ka përfunduar në një parcelë i përmbysur. Raportohet se në aksident janë përfshirë dy makina ndërsa janë plagosur 3 persona.

Të plagosurit janë dërguar mënjëherë drejt spitalit në Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dyshohet se njëri mjet i ka prerë rrugën makinës tjetër. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

aksident ne lezhe

Sondazh

Poll