Aktualitet

Vrau me thikë në zemër gruan e tij/ Vetëdorëzohet në Polici Lulzim Cuku

2 Shkurt 2020, 12:51 Nga DOSJA
Vrau me thikë në zemër gruan e tij/ Vetëdorëzohet

Burrel- Lulzim Cuku, 45-vjeçari i cili vrau me thikë mbrëmjen e djeshme, gruan e tij, Manjola Cukun në banesën e tyre në Xhafzotaj të Durrësit,  është vetëdorëzuar në Komisariatin e Burrelit. 45-vjeçari që prej mbrëmjes së djeshme ishte në arrati, pasi pas krimit të rëndë u largua nga vendngjarja.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se 45-vjeçari vrau gruan e tij pasi kjo e fundit i ktheu fjalën. Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në sy të tre fëmijëve të mitur, të cilët janë të taumatizuar. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar Policinë, pasi kanë dëgjuar të bëriturat e gruas.

Çifti Lulzim dhe Manjola Cuku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, përkatësisht të moshës, 2, 7 dhe 10 vjeç. 45 -vjeçari shkonte herë pas here në Greqi, ku punonte si emigrant. Familja njihet edhe me mbiemrin Lika. Ata janë me origjinë nga Dibra dhe prej vitesh jetonin në Durrës. Ende nuk dihen shumë detaje nga ngjarja.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne durres lulzim cuku monja cuku burri vret gruan ne durres lulzim cuku monja cuku

Sondazh

Poll